Ndalimi për orën “luksoze”, Mozzik për doganierët: Keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit

Ai u shpreh se ata që e kanë ndalur kanë pasur presion nga Hekuran Murati dhe Dimal Basha, derisa u bëri thirrje të dalin dhe të tregojnë që sipas tij, ky ishte një sulm politik.
“Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë”.
“Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo, nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni . I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro. Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendasëve të mi ndaj meje”, ka shkruar Mozzik.