Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që pati dje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me disa presidentë e zyrtarë rajonalë.

Ajo tha se Kosova është vendi më pro-evropian dhe më i sigurt i Evropës dhe se do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së” , ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button