Dyshohet për votime të paligjshme në Junik, prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve ër parregullësi gjatë procesit të votimit në Komunën e Junikut.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për rtv21.tv se trajtimi tashmë ka filluar dhe se organet e drejtësisë janë duke punuar për të zbardhur të gjitha pretendimet lidhur me procesin e votimit.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Junik në alotazh do të jenë Ruzhdi Shehut të LDK-së i cili ka marrë 47.91% të votave dhe Agron Kuçit të AAK-së i cili ka fituar 40.68% të votave./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?