Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit disa biznese në Drenas, shkak mospagesa

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se po vazhdon aksioni i shkyçjes nga shërbimet e furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Drenasit.

Ata kanë treguar se në këtë rajon shkyçjet po ndodhin kryesisht në biznese si shkak i mospagesave të faturave të ujit.

“Shkyçje nga shërbimet e furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Drenasit, kryesisht biznese, si shkak i mospagesave të faturave të ujit. Vazhdon aksioni”, kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button