Begaj e pret në takim Ulutashin, i riafirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash i cili së fundmi erdhi në krye të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Rreth takimit, Begaj njoftoi përmes një shkrimi në platformën “X”.

“I urova mirëseardhje komandantit të misionit të NATO-s, KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Shpreha vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision”, ka shkruar Begaj.

Back to top button