Jashari: Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë

(Lajm i përditësuar)
Jashari: Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë
Analisti Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet politike dhe pozicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rast të zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, LDK do të jetë pjesë e çdo qeverisëse pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush do ta formojë qeverinë. Jashari thekson se kjo parti do të ketë rol vendimtar edhe në zgjedhjen e presidentit, dhe se nuk pritet të paraqitet ndonjë kandidat tjetër përballë Vjosa Osmanit.
“Zgjedhjet e reja do ta zhbllokojnë këtë bllokadë. LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të jetë pjesë e secilës qeveri, pavarësisht kush e formon – qoftë Vetëvendosje, qoftë PDK-ja, apo edhe vetë LDK-ja, ndonëse shanset janë të vogla. Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, dhe nuk do t’i kursejë votat. Nuk pres që LDK-ja të kursejë votat e saj për mandatin e dytë të Vjosa Osmanit.”, tha Jashari.
Jashari: Kurti po përçan shqiptarët kudo, vetëm në Shqipëri s’i ka ”dhezur”
Analisti politik, Shemsi Jashari ka komentuar ndikimin e përçarje së Albin Kurtit në skenën poltike jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Sipas tij, Kurti ka pasur më shumë përqendrim dhe ndikim në diasporë sesa në Shqipëri, ku “nuk ka ndezur shumë zjarre” për fitore.
“Përçarja s’ka qenë vetëm në Kosovës, por ka qenë edhe në vendet jashtë Kosovës, në vendet ku ka shqiptarë, pe shohim në Maqedoni, në Luginë. Për fat të mirë në Shqipëri nuk i ka ndezur shumë,” tha Shemsi Jashari./RTV21/21Media
Jashari: Kurti s’i ka numrat s’ka formim të Qeverisë
Analistit politik, Shemsi Jashari ka komentuar deklaratat optimiste të deputetit të LVV-së, Halil Thaçi, i cili tha se Qeveria Kurti 3 do të formohet brenda afatit kushtetues.
Në ”Click” të RTV21, Jashari ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke theksuar se mungon vullneti politik dhe mbështetja numerike.
“Vet fakti që e thotë Halil Thaçi tregon se nuk do të ketë Qeveri, duke pasur parasysh rolin e tij në Vetëvendosje. Po të kishte siguri për formimin e Qeverisë, do të dilte vetë Albin Kurti, i cili do ta fajësonte opozitën për bllokim. Por e vërteta është se ai nuk i ka numrat. Kurti as nuk ka vullnet, dhe asnjëherë nuk i ka pasur numrat”, tha Jashari./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?