Kasapolli: Nisma rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, rrezikohet edhe AAK-ja

(Lajm i përditësuar)
Analisti politik, Gëzim Kasapolli parashikon ndryshime të mëdha në skenën politike para zgjedhjeve të ardhshme. Ai thekson se Nisma rrezikon të mos hyjë në Parlament nëse nuk arrin koalicion, ndërsa përmend edhe rrezikun për AAK-në. Sipas tij, balanca midis tri subjekteve kryesore – VV, LDK dhe PDK – do të bëhet më e dukshme.
“Se paku një parti politike nuk do të jetë në Parlament. E kam fjalën për Nismën; nëse nuk hyjnë në koalicion me dikë, nuk do të hyjë. Do të rrezikohet edhe AAK-ja. Ky rizgjedhje dhe barazim i tri subjekteve kryesore politike – VV, LDK dhe PDK – do të vijë shumë në pah,” tha Kasapolli.
Gjykata po e zvarrit procesin? Kasapolli: Posti i presidenti po futet në pazar zgjedhor
Analisti Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe juridike, duke ngritur shqetësimin se procesi aktual po zvarritet në mënyrë të panevojshme.
Sipas tij, vendimet e gjykatës po e shtyjnë procesin me afate 30-ditore, dhe kjo mund të lidhet me përpjekjet për të ndërlidhur zgjedhjet me marrëveshjet për postin e presidentit.
“Prapë do të jetë një afat 30-ditor. Gjykata po shkon në favor të zvarritjes së mëtejshme. Pazari për presidentin do të futet brenda në zgjedhje – kjo është arsyeja e vërtetë e zvarritjes së këtij procesi,” u shpreh Kasapolli.
“Bisedimet e Kurtit janë nënshtrim” Kasapolli: Ata që dalin e flasin janë ”papagaj” të Kurtit
Analisti Gëzim Kasapolli ka komentuar mënyrën se si po zhvillohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re, duke i krahasuar ato me qasjen e mëhershme të Albin Kurtit ndaj serbëve lokalë. Ai thekson se këto nuk janë negociata politike të barabarta, por përpjekje për nënshtrim ndaj vullnetit të një njeriu të vetëm.
Sipas tij, deputetët që flasin në emër të Kurtit janë “papagaj politikë” pa mendim të pavarur.
“Bisedimet e Kurtit me subjektet politike po duken njësoj si ato që dikur i quante bisedime me serbët lokalë. Këtu nuk kemi negociata të mirëfillta – këtu kemi bisedime për nënshtrim. Dua t’i përgëzoj pakicat jo-serbe, sepse po tregohen më të vetëdijshme për rëndësinë e shtetit të Kosovës sesa vetë shumica shqiptare. Unë që në fillim nuk kam besuar se do të ketë Qeveri Kurti 3. Ata që dalin e flasin janë thjesht papagaj politikë të Kurtit, pa asnjë mendim të vetin. Fakti që janë sot në Kuvend është një rastësi e madhe.”, tha Kasapolli.
“Papjekuri politike”, Kasapolli: Karrierat personale mbi interesin e shtetit
Analisti politik, Gëzim Kasapollinë ”Click” të RTV21 ka kritikuar klasën politike për mungesën e institucioneve funksionale në vend, duke e quajtur situatën tregues të papjekurisë politike.
Ai theksoi se interesat personale brenda partive politike po mbizotërojnë mbi interesin shtetëror.
“Një vend që nuk ka institucione është gati një vend që do të ballafaqohet me kriza të mëdha. Kjo tregon edhe një herë papjekurinë e skenës sonë politike. Është e qartë se karrierat individuale brenda partive politike po peshojnë më shumë sesa Kosova në tërësi”, tha Kasapolli./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?