Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident në autostradë pranë Vërmicës, dy gra të lënduara

Dy gra kanë mbetur të lënduara si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mesditë në autostradë, ku e përfshirë ishte vetura e tipit BMË.

“Rreth orës 11:45 është raportuar nga njësiti i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë e tipit BMË. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona -femra kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button