Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth Gazit të Lëngshëm

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, njoftoi se iu bashkua Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në lansimin e dokumentit të saj të politikave për Gazin Natyror të Lëngshëm (LNG), njoftoi ambasada.

Ambasada tha se aty ajo theksoi se si LNG-ja amerikane, “e bollshme dhe e besueshme, mund të ndihmojë në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës”.

“Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve të sigurta dhe të diversifikuara energjetike, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme. Siguria Energjetike është Siguri Kombëtare”, tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button