Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK hap fushatën dhe shpalos premtimet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku nga tubimi hapës: Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar, LDK do t’i jap ambicie këtij vendi

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit hapës ka deklaruar se Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar në vend.

“Sonte, kemi ardhur para jush me një bindje të thjeshtë, por të fuqishme: se kjo gjendje nuk është fati ynë. Se çka po ju ofrohet nuk është fati ynë! Se Kosova mundet më shumë se kjo zymtësi. Se njerëzit tanë kanë nevojë për më shumë ambicie. Se këtij vendi do t’i japim ambicie”, tha Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku pretmtoi rritje të shtesave .

“Shtesat, përfitimet, beneficionet, nuk do të jenë lëmoshë elektorale. Jo, ato nuk do të ndalen. Do të jepen, do të rriten. Dhe do të garantohen me ligj. Si siguri e përhershme jo si blerje elektorale”, theksoi Abdixhiku.

Derisa po ashtu premtoi se as çmimet e rrymës nuk do të rriten.

Abdixhiku zotohet publikisht: Çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë

“Më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite”, tha kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku gjatë tubimit hapës në Prishtinës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button