Edi Rama vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të hënë, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga mbërritja e tij në aeroportin e Riadit, ku u prit me nderime zyrtare nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernator i Rajonit të Riadit.
Vizita e Ramës në Arabinë Saudite vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e investimeve, turizmit dhe energjisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?