Mbyllet sonte për qarkullim rruga “Robert Doll” në Prishtinë

Rruga “Robert Doll” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim sonte nga ora 22:30 deri në ora 02:00.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se mbyllja është për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës.
“Rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur për qarkullim sonte, nga ora 22:30 deri në 02:00 pas mesnatës, për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës (pastrimi i asfaltit të dëmtuar). Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar në këtë zonë gjatë kësaj kohe. Bashkë për një qarkullim më të sigurt dhe një infrastrukturë më të mirë në kryeqytet”, ka njoftuar Komuna./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?