“Kosova në prag të kolapsit ekonomik!”

31 tetori është dita e fundit kur qeveria duhet të miratojë ligjin për buxhetin, ligj ky i cili duhet të shkojë në Kuvend për miratim në dy lexime më së largu deri më 31 dhjetor. Ndërkohë, dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026, pa një buxhet të miratuar, buxhet i cili sipas ish-ministrit të financave duhet të miratohet nga një qeveri legjitime.

“Unë e dëgjova atë dje në një konferencë, por, ai as vet tash nuk po e din çka është a është kryeministër a deputet apo çka? Qeveria në detyrë nuk ka kometenca të njëjta sikur qeveria në dorëheqje ta zëmë. Pra nuk e di se si do të mund ta miratojë kjo qeveri një ligj të tillë…”, tha Shatri për RTV21

Deklarata e Shatrit pasoi një konfirmim të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i cili tha se qeveria në detyrë do të synojë që ta procedojë ligjin për buxhetin, po shprehur dilemat mbi pasojat pasojat juridike që mund të prodhohen. Megjithatë, mundësinë që qeveria në detyrë, mund ta përgatis ligjin për buxhetin e ardhshëm e hedh poshtë, hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala. Sipas tij, kjo qeveri është votuar nga një legjislaturë e kaluar, dhe nuk

“ Neni 31 i ligjir për qeverinë ka përcaktuar përkufizimet dhe të drejtat përjashtimore. Tek të drejtat përjashtimore bëjnë pjesë edhe të drejtat për të propozuar ligjin për buxhetin. Por, qeveria në dorëheqje është kur rërzohet qeveria me votë mosbesimi, jep dorëheqje kryeministri… por kësaj qeverie i ka skaduar mandati dhe nuk i takojnë të drejtat përjashtimroe…”, tha Shala.

Kosova prej 8 muajsh gjendet në një bllokadë politike, fillimisht pa një kuvend të konstituuar, ndërsa tash pa një qeveri e cila do të adresonte ligje në Kuvend. Ekspertët financiar dhe njohës të çështjeve ligjore, thotë se me konstituimin e Kuvendit, megjithëse i diskutueshëm, ekziston vetëm një mundësi që Kosova të ketë buxhet së paku edhe për dy muajt e parë të vitit 2026.

“Kosova ka ardhur në këtë situatë si ka ardhur, 8 muaj shkuan dëm dhe tash e vetmja mundësi është që një grup deputetësh prej vullnetit të mirë të thërrasin seancë dhe të mandatojnë buxhetin për vitin 2026 që ta shtyjnë edhe dy muaj buxhetin e vitit 2025. Dhe brenda kësaj periudhë të kemi qeveri të re…”, tha Shatri.

“ Në këtë situatë në të cilën jemi është e domosdoshme që të bëhet një zgjidhje dhe kjo mund të jetë në kuptimin e formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse që t’i adresojmë buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe pastaj vendi të shkonte në zgjedhje…”, tha Shala.

Si pasojë e bllokadës politike, viti 2025 nga njohës të çështjeve të ekonomisë cilësohet si vit i çuar dëm, pasojat e të cilit thuhet se do të shihen vitin e ardhshëm./RTV21/21Media

Back to top button