Familja e Hashim Thaçit del publikisht në përkrahje të Përparim Ramës

Familja e ish Presidentit Hshim Thaçi ka dalë publikisht në përkrahje të Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës.
Albin Thaçi, nipi i ish presidentit, përmes një postimi në Facebook ka thënë se një gjë të tillë po e bjënë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi.
„ Qytetarë të dashur,
Nga sot, unë dhe familja ime e mbështesim Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Ky vendim është marrë për shkak të respektit që ai ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.
Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë.”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka kandiduar për asamblist të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Faleminderit të gjithë votuesve që më kanë mbështetur në garën time të parë për Asamble, ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që ma keni dhënë. Por le të bashkohemi të gjithë për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen!”, ka përfunduar ai./21Media