Osmani ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Tuzla me 11 viktima

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zjarrit tragjik që ka ndodhur në një shtëpi kujdesi në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilën kanë vdekur 11 persona dhe janë lënduar rreth 30 të tjerë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka shprehur dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës me familjet e viktimave dhe me popullin e Bosnjë dhe Hercegovinës.
“Populli i Kosovës është i pikëlluar nga zjarri tragjik në një shtëpi kujdesi në Tuzla, i cili ka marrë jetë të çmuara dhe ka lënë familjet në pikëllim të thellë. Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të të ndjerëve dhe popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kujtimi i të humburve u sjelltë ngushëllim të dashurve të tyre dhe të plagosurit shërofshin shpejt dhe plotësisht. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave. Republika e Kosovës është me ju!”, ka shkruar presidentja Osmani.
The people of Kosovo are heartbroken by the tragic fire at a care home in Tuzla, which has claimed precious lives and left families in deep sorrow.
On behalf of the people of Kosovo, I convey our deepest condolences to the families of the deceased and to the people of Bosnia and…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 5, 2025