Rasti i 100 vjeçares, Gashi: Prokuroria të hetojë zyrtarët e këshillave që po e pengojnë votimin e qytetarëve

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka reaguar ndaj pengimeve që po iu bëhet qytetarëve që kanë nevojë për asistencë gjatë votimit. Gashi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën ligjet dhe me rregullat e KQZ-së.

“I bëj thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë, përfshirë edhe rastet e votuesve që nuk dinë shkrim e lexim. E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi dhe me rregullat e KQZ-së”, ka shkruar ai.

RTV21 për këtë rast ka raportuar mëngjesin e sotëm, ku djali i 100 vjeçares tha se nëna e saj nuk ka mundur të ushtrojë drejtën e votës në mungesë asistenti.

100 vjeçares nuk i lejohet të votojë

Back to top button