Ja kush mori më shumë vota me postë për balotazhin në Prishtinë

Ka përfunduar numërimi i votave nga disapora për Prishtinë, raporton KosovaPress.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 70.16 për qind ose 395 vota.
Kryetari aktual dhe fituesi i balotazhit nga LDK-ja, Përparim Rama ka siguruar 29 për qind ose 168 vota.
Çeku te votat me kusht ka marrë 60.29 për qind ose 82 vota, ndërsa Përparim Rama 39.71 për qind ose 54.
Sipas rezultateve të përmbledhura, Rama ka gjithsej 47 mijë e 278 vota apo 51.42 për qind, ndërsa Çeku 44 mijë e 665 vota ose 48.58 për qind.