Shqipëria do të përfshihet nga moti i lig

Shqipëria gjatë javës së ardhshme pritet të përballet me mot të keq, reshje intensive në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje bore.
Instituti i Gjeo-shkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmërojnë se më 17 nëntor, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.
Më 18 nëntor, reshjet do të shtohen në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në Lezhë priten reshje intensive. Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.
Ditën e mërkurë, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.
Në zonat mbi 400 metra lartësi në veri, lindje dhe juglindje, reshjet do të jenë në formë bore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.
Ministria e Mbrojtjes u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve, të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm dhe të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave emergjente.
Po ashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.