Canaj për buxhetin e Speciales: Më mirë me ia dhënë para atyre, sesa të shpërndahen vitra

(Lajm i përditësuar)
Canaj për buxhetin e Speciales: Më mirë me ia dhënë para atyre, sesa të shpërndahen vitra
Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 për buxhetin ndaj Gjykatës Speciale në Hagë tha se se ato para ju takojnë atyre, duke shtuar se nuk janë të Albin Kurtit.
“Edhe një buxhet që ia lejon ligji për të cilën është votu shpesh herë i kemi parë duke dalë në televizor edhe duke thënë se “kaq pare i kemi dhënë”, edhe çka nëse i ke dhënë, ata janë dalë me dhënë jetën, njerëzit e kanë dhënë familjen, ato para janë të mia, tuat, të atij, nuk janë të Albin Kurtit as të kërkujt. Më mirë me ia dhënë atyre sesa me shpërnda vitra kur i duhen votat, këtu e kam problemin”, tha Canaj./RTV21/21Media
Canaj: Rubin, Hill, e Clark, kanë folur konkretisht për luftën në Kosovë
Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se tre dëshmitarët, James Rubin, Chris Hill dhe Wesley Clark kanë folur konkretisht për luftën në Kosovë.
“Neve po na del një James Rubin, një Chris Hill, një Wesley Clark, po na flasin konkretisht për atë çka ka ndodhë në luftë. Këta që sot janë atje jo duke mbrojt vetën, por duke e mbrojtur luftën dhe duke mbrojtur ndoshta edhe themelet e këtij shteti. Unë mendoj që kur i kemi parasysh këta emra, mbrojtja faktikisht është shtrirë në tri fusha, politike me Rubinin, diplomatike me Hillin dhe ushtarake me Clark dhe faktikisht të tri fushat i ka mbuluar jashtëzakonisht mirë dhe mendoj që kjo është jashtzakonisht mirë”, tha ai./RTV21/21Media