Publikohen fotot e para nga nata e parë e dasmës së Dua Lipës

Kanë dalë fotot e para nga Palermo, ku kanë nisur zyrtarisht festimet tre-ditore të dasmës së këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshortit të saj Callum Turner. Në imazhet e publikuara, çifti shihet i buzëqeshur dhe i shoqëruar nga miq e të afërm, teksa marrin pjesë në aktivitetet e para të organizuara në Palermo.
Dua tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant të bardhë, ndërsa Callum u shfaq me një kostum në ngjyrë bezhë. Sipas mediave ndërkombëtare, festimet pritet të zgjasin deri më 7 qershor dhe do të mbledhin shumë emra të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?