Zgjedhjet e 28 dhjetorit, zgjidhje apo përsëritje skenari?

Mosbashkëpunimi i partive politike çoi vendin në një palë zgjedhje të reja në dhjetor, të tretat brenda këtij viti, pas atyre parlamentare të rregullta të 9 shkurtit si dhe zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit.

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë vetëm humbje kohe dhe cenim i së drejtës së qytetarëve. Ai nuk e përjashton mundësinë që në këto zgjedhje të ketë rënie të daljes së votuesve e po ashtu edhe të rezultatit për partitë.

“Askujt si konvenojnë. Zgjedhjet janë humbje kohe humbje parash humbje fondesh dhe cenim  të te dejtave qytetarëve as nuk kanë zgjidhje as dobi e leverdi e askujt. Varet nga disponimi i votuesve por nëse vjen në konsideratë zhgënjimi me këtë masë të politike për veprime te papërgjegjshme  mund të ketë  rënie edhe në dalje dhe ne përqindje…”, tha Baraliu për RTV21.

Drejtori i Institutit për Lidership Civil, politologu, Argjend Zejnaj, ndërkaq vlerëson se shkuarja sërish në zgjedhje është fatkeqësi për vendin dhe qytetarët. Sipas tij ekziston rreziku që edhe në këto zgjedhje të përsëritet rezultati i njëjtë në rast se qytetarët nuk përcaktohen për ndryshime.

“Është fatkeqësi shkruaja sërish në zgjedhje, kosto për zbatimin planit të rritjes kosto shtesë për Kosovën. 28 dhjetori do duhej nga qytetaret te vlerësohej si një referendum institucional ne kuptimin qe te votojnë me logjiken qe të nxjerrin një fitues të pastër ose t’i edukojnë partitë që të bëjnë kompromise pas zgjedhore për shkak se rezultati i shkurtit na ka tregu se me këtë mos komunikim të partive politike ne do të mundemi te vazhdojmë me një krizë të njëjtë edhe pas 28 dhjetorit”, deklaroi ai për RTV21.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u shpallen pas nëntë muajsh bllokadë institucionale dhe pas dy dështimeve për formim të qeverisë së re./RTV21/21Media

Back to top button