Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë pasi u kap me marihuanë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 10.43 gramë substancë e llojit marihuanë.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa të Shqipërisë dhe gjatë kontrollit tek i njëjti, (në rroba e trupit) janë gjetur dhe konfiskuar 10.43 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button