Mozzik dhe Getinjo humbin gjyshin

Familja e reperëve të njohur Mozzik dhe Getinjo është përballur sot me një humbje të rëndë.

Është ndarë nga je  gjyshi i tyre, Bafti Hetemi, lajm që u bë i ditur nga vetë Mozzik përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Artisti theksoi se gjyshi i tij ishte një njeri i ndershëm dhe i urtë, i dashur nga të gjithë ata që e njihnin. Ai njoftoi se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, në orën 15:30, në fshatin Sojevë të Ferizajt.

“Humbëm njeriun tonë të shtrenjtë, babanë e nënës sonë, një njeri me zemër të pastër,” ka shkruar Mozzik në njoftimin e tij. Lajmi i trishtë vjen pak ditë pasi dy vëllezërit kishin treguar se gjyshi i tyre ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar një sulm në kokë që e kishte lënë të paralizuar pjesërisht./21Media

Back to top button