Ambasada amerikane jep detaje për vizitën e kongresistëve

Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross kanë zhvilluar disa takime në vend.

Derisa sot u pritën në ambasadën amerikane në Prishtinë nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati priti në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë një delegacion të Kongresit amerikan, të kryesuar nga përfaqësuesi Michael Turner. Ekipi i ambasadës ishte krenar që mbështeti vizitën e tyre, lehtësoi diskutime produktive dhe theksoi rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA–Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një fotografi, ambasada përmblodhi vizitën e kongresistëve dhe takimet e tyre në Kosovë./21Media

Back to top button