Shënohet Dita e Forcës, Osmani: Ushtria më e fuqishme për sovranitetin tonë

Sot shënohet Dita e Forcës, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albn Kurti po qëndrojnë në kazermën kryesore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari”.
Osmani e cilësoi si ditë krenarie.
“Ushtria jonë çdo ditë po përforcohet dhe po bëhet më operacionale, ndërvepruese e profesionale…Jemi jashtëzakonisht krenar me punën e tyre. Ata janë garanca më e fuqishme së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për sovranitetin tonë, integritetin territorial e mbrojtjen shtetërore e të çdo qytetari tonë”, tha Osmani./21Media