52 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, prej 52 aksidenteve, 26 janë me të lënduar, kurse 26 tjera me dëme materiale.

Gjatë të së njëjtës periudhë nga Policia janë shqiptuar 1231 tiketa trafiku, 17 persona janë arrestuar, ndërkaq 10 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button