Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese pritet që të vendosë nëse do të kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO.
Më herët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se deri në vendimin e gjykatës më të lartë të vendit, qeveria do të mbetet pa një numër dy.
Nëse sot Kolegji vendos kalimin e çështjes për shqyrtim, atëherë pritet që seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.
Një ditë më parë, keru i qeverisë reagoi për pezullimin e Ballukut me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai sqaroi se ankimimi në Kushtetuese është dërguar me firmën e tij.
Dhe një herë riktheksoi se gjykata nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar pasi këto vendime destabilizojnë balancën e pushteteve, opinion ky sipas Ramës i dhënë dhe nga komisioni i Venecias.