Sinan Vllasaliu aksidentohet, mungon në dasmën e Dua Lipës

Artisti, Sinan Vllasaliu ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku.
Vajza e tij, Edona, ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se për shkak të këtij incidenti ai nuk ka mundur të performojë në dasmën e Dua Lipas.
“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?