Muhaxheri: Pa aminin e Dejona Mihalit, asnjë status nuk publikohet nga VV

(Lajm i përditësuar)
Muhaxheri: Pa aminin e Dejona Mihalit, asnjë status nuk publikohet
Analisti Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaraten e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj mediave.
“Kjo pa lejen e VV-së nuk shkruhet, dhe pa marrë miratimin e Dejona Mihalit ky status nuk publikohet,” tha Muhaxheri.
Analisti politik, Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka bërë një deklaratë lidhur me qasjen e kryetarit të VV-së Albin Kurtit ndaj SHBA-ve, duke theksuar se ”ai është anti-amerikan”.
“Kurti është anti-amerikan në thelb, në qelizë është anti-amerikan. Votuesin ai e mashtron,” tha analisti Muhaxheri./RTV21/21Media