Lushaku: Hekuran Murati flet si një analfabet i ekonomisë

(Lajm i përditësuar)
Lushaku: Hekuran Murati flet si një analfabet i ekonomisë
Lushaku: Kosova do ta pensionojë Albin Kurtin
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, tha se është e sigurtë që Kosova do ta pensionojë Albin Kurtin.
“Sepse ai është i dëmshëm për Kosovën,” tha ajo.
Lushaku: Përrallat që shkruan Dejona Mihali natën, LVV i ekzekuton ditën
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, tha se koordinatorja e LVV-së, Dejona Mihali, me narrativën e saj e pengon Kosovën.
“Ne kemi problem me rrëfimet, me tregimet dhe përrallat që shkruan natën Dejona Mihali, dhe si ushtri e orkestruar i ekzekuton LVV gjatë ditës… Është tragjike, sepse njerëzit e edukuar që do të prisnim të kenë mendim kritik, siç është Hekuran Murati, janë të kundërt me këtë që po them. Ai është kryetar i narrativave propaganduese.”, tha Lushaku.
Lushaku: Kurti frikacak, nuk përballet
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, e quajti liderin e Vetëvendosjes frikacak.
Sipas saj, ai nuk përballet as me kundërshtarët e as me mediat.
“Përveç që është destruktiv, ai po instalon një tendencë autoritare të qeverisurit në Kosovë”, u shpreh ajo.
Lushaku: LVV me buxhetin e shtetit bën propagandë, na shan
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se përdor gjithë buxhetin e Kosovës për propagandë masive.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sepse na shajnë mijëra e mijëra njerëz në rrjetet sociale e na kërcënojnë çdo ditë; krejt këto i bëjnë me paratë tona. Por kjo na jep shumë vullnet që ne, që kemi vendosur me i rrit fëmijët tanë, të mos e lejojmë këtë gjendje”, u shpreh ajo./21Media