Lushaku: Kemi mijëra mesazhe të PSHDK-së që përkrahin LDK-në

Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, u pyet për deklaratat e Zef Morinës nga PSHDK-ja, i cili ka thënë se në të kaluarën LDK-ja nuk i ka dhënë hapësirë kësaj partie.
Lushaku tha se bashkëpunimi është i dyanshëm.
“Partitë analizojnë ku ka më shumë njohësi dhe gjërat që i lidhin, e fatkeqësisht në PSHDK është shikuar, si me thënë, një pjesë interesash të lidhjes së disa personave me pushtetin aktual. Kemi qindra mesazhe, mijëra, nga anëtarët e PSHDK-së që do ta përkrahin LDK-në. Meqë një kryetar ka vendosur të shkojë andej, i dëshirojmë të gjitha të mirat”, tha ajo./21Media