Osmani uron Mbretin e popullin e Tajlandës për Ditën Kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mbretin e Tajlandës dhe popullin tajlandez për Ditën Kombëtare.
Përmes një shkrimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se e vlerëson miqësinë me këtë vend dhe se pret rritje të partneritetit e afrim të popujve.
“Kosova e vlerëson shumë miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku. Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, ka shkruar Osmani.
Congratulations to His Majesty The King of Thailand and to the people of Thailand on their National Day. 🇽🇰🇹🇭
Kosovo cherishes the friendship we have built and the progress we have achieved together. We look forward to strengthening our partnership even further, expanding our… pic.twitter.com/sUO00uHSAH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 5, 2025