Më 24 dhjetor nis gykimi për të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

24 dhjetori është data e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për nisjen e gjykimit ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të akuzuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Seanca fillestare do të nis në orën 09:30, tha për RTV21 zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurve D.V., J.V. dhe I.D. është caktuar të mbahet me datë 24 dhjetor 2025, në ora 09.30’, tha për RTV21 zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Më 9 dhjetor, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq akuzohen për veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, “kryerjes së veprës terroriste”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “spiunazhit”./RT21/21Media