58 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
58 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë policia ka shqiptuar gjithsej 1546 gjoba trafiku, kurse janë arrestuar 23 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./21Media