AUV-i asgjëson mbi 2 mijë kilogramë mish pule me salmonella, e importuar nga Polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë me mish pule të importuar nga Polonia, është konstatuar prania e bakterit Salmonella.
Në njoftim thuhet se prania e salmonellës është vërtetuar në 2 mijë e 64 kilogramë mish pule.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian – Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), njofton opinionin publik se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia, me prodhues CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, dhe të importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp. Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule. Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?