Delcy Rodriguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

Delcy Rodriguez është betuar zyrtarisht si ushtruese e detyrës së Presidentit të Venezuelës, pas kapjes së Nicolas Maduros nga ShBA, raporton CNN.

Betimi u krye të hënën pasdite nga vëllai i saj, Jorge Rodriguez, president i Asamblesë Kombëtare.

Liderja në detyrë tha se po merrte betimin me zemër të rënduar për atë që e konsideronte “rrëmbimin” e Presidentit Nicolas Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores.

Maduro dhe Flores kanë dalë sot para Gjykatës në New York, ku janë deklaruar të pafajshëm.

Ata nuk kanë paraqitur kërkesë për lirim me kusht.

Seanca e radhës ndaj tyre është caktuar për 27 mars.

Back to top button