SHBA-ja i dhuron Kosovës një skaner 3 milionë dollarësh për sigurinë kufitare

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar një skaner Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.
Në njoftimin e saj Ambasada e Amerikës në Kosovë në bëri të ditur se arsyeja pse SHBA është krenare që i ndihmon Kosovës në sigurinë kufitare është lufta ndaj trafikimit të paligjshëm të mallrave.
“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më të begata. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare që forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh. Kjo teknologji rrit aftësitë e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.”, thuhet në njoftim./21Media