Krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në shtëpi e banesa të tre të dyshuarve, si dhe në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni” e një biznes privat, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar dokumente/kontrata, një armë e gjatë me karikator me 20 fishekë, dy laptopë, para dhe dëshmi të tjera.
Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.