Kasapolli e thotë qartë: Kurti nuk e do Osmanin presidente

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Abdixhikut do t’i miratohet dorëheqja

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se zhvillimet e së shtunës në LDK do të jenë qartësi edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Po besoj se nëse LDK-ja do t’i përmbahet statutit të vet, procesi dhe procedura është e qartë, Abdixhikut do t’i miratohet dorëheqja në Kuvend”, tha ai.


Kasapolli e thotë qartë: Kurti nuk e do Osmanin presidente

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e do për presidente Vjosa Osmanin.

Sipas tij, Kurti do ta bllokojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Pas zyrtarizimit të rezultatit zgjedhor, ne do të hyjmë në një proces… do të krijohen institucionet e Kuvendit, pastaj Kurti do ta bllokojë procesin e zgjedhjes së presidentit, për shkak se nuk ka kurrfarë arsye Kurti ta bëjë Osmanin presidente, nuk e do, dhe çfarë do të ndodhë? Do ta kemi Albulena Haxhiun ushtruese detyre të presidentes”, tha Kasapolli.

Sipas tij, Kurti nuk pranon ndarje të pushtetit.

“Do të vijmë deri në një pikë kur zoti Kurti do ta marrë krejt pushtetin”, tha Kasapolli.


Kasapolli ironizon: Buka nuk është shtrenjtë, por po hamë shumë

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 përdori ironinë për ta kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ngritjen e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale.

“Unë besoj se Kurti ka të drejtë që po nxehemi shumë, edhe besoj që kjo është veç një pjesë e manualit që shpresoj se do të nxirret edhe për gjëra tjera, për shkak që edhe uji tash është shtrenjtë, por po harxhojmë shumë ujë. Besoj që duhet të kthehemi në atë kur u lajshim një herë në javë, se po lahemi shumë shpesh. Buka nuk është shtrenjtë, por po hamë shumë. Besoj se duhet ta ruajmë edhe shëndetin tonë, buka bajat më e shëndetshme. Krejt këto janë pjesë e një filozofie që besoj se do të përpunohet në këta katër vjeçarë brenda një manuali dhe do të vijmë në atë thënien e famshme të Enver Hoxhës, ku e ka promovuar atë që patatja është edhe bukë edhe gjellë”, tha ai duke ironizuar./21Media

Back to top button