“Po më shtin me më sha opinioni”, Lutfi Bilalli pasi u pyet se a duhet të votohet Lista Serbe

(Lajm i përditësuar)


“Po më shtin me më sha opinioni”, Lutfi Bilalli pasi u pyet se a duhet të votohet Lista Serbe

Analisti Lutfi Bilalli në emisionin “Click” në RTV21 dha një përgjigje interesante kur u pyet se a duhet të votohet Lista Serbe në Kuvend për postin e nënkryetarit.

“Po tash ti po më shtin me më dhënë një të shane opinioni”, tha ai, duke shtuar se të zgjidhet nënkryetari i Listës Serbe, “por të mblidhen materiale që të dërgohen në Kushtetuese që të shpallet antikushtetuese Lista Serbe”, shtoi Bilalli.


Bilalli: Rivali më i fortë për Kurtin është Vjosa Osmani

Analisti Lutfi Bilalli, në emisionin “Click” në RTV21, foli për Bordin e Paqes dhe heshtjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për paraqitjen e presidentes Vjosa Osmanit në këtë bord.

“Mund ta marrë si justifikim (Kurti) që unë kam qenë më i kujdesshëm në këtë drejtim dhe kam pritur që një lloj koordinimi të jetë me Brukselin, mund këtë ta përdorë, mirëpo heshtja e tij tregon rivalitetin e brendshëm. Çdo kush që mendon skenën politike në Kosovë, në një lloj mund të them kundërshtar, rivali më i fortë për të ardhmen politike për Albin Kurtin është Vjosa Osmani”, tha Bilalli./21Media

Back to top button