Shabani: Mosrespektimi i vendimit të Gjykatës shkakton bllokadë të re politike

Juristja Anita Shabani, në një intervistë për RTV21, ka kërkuar nga partitë politike parlamentare që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Sipas saj, çdo mosrespektim i këtij vendimi çon në bllokadë politike.

“Njoftimi i Gjykatës e thotë qartë se i propozuari nga komuniteti pakicë vjen nga shumica e minoritetit pakicë, që në këtë rast është Lista Serbe. Të gjitha deklaratat e tjera për moszbatimin e vendimit të Gjykatës do të na çojnë drejt një bllokade të re politike.”, u shpreh ajo./RTV21

Back to top button