Manipulimet me vota, kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe kryesuesin e KKZ-së në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren njoftoi se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për katër komisionerë të dyshuar dhe për kryesuesin e komisionit zgjedhor në Prizren.

“Katër (4) të pandehur (Komisionerë) të dyshuar për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit. Një (1) i pandehur në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.3 të KP-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata tha se nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tri seanca dëgjimore, kurse seanca  e katërt dëgjimore do të mbahet në orët në vijim.

“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”.

Back to top button