Paralajmëron raste penale në gjykata në Kosovë, Shqipëri e Emirate, për kë e ka Behgjet Pacolli?
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, paralajmëron raste penale dhe civile në gjykatat në Kosovë, Shqipëri, Emirate e Libi, ndaj “një njeriu që i ka besuar” për 20 vite, siç thotë ai në një shkrim të publikuar në Facebook.
“Gjëja më e shëmtuar është momenti kur njeriu përballet me faktet e pabesisë nga “njeriu “ të cilit i kisha besuar pa masë, për më shumë se 20 vite”, shkruan ai.
Më tej Pacolli thekson se “faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi – aty ku janë konsumuar”.
“Faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi – aty ku janë konsumuar. Këto veprime janë aq të rënda, sa kam filluar t’i përmbledh faktet edhe në një libër, të cilin do ta promovoj gjerë e gjatë”, shkruan Pacolli.
Ai shton se me këtë synohen dy qëllime kryesore: Së pari, të rritet vetëdija se pabesia është një akt i shëmtuar dhe nuk mund të kalojë pa pasoja. Së dyti, për ata që mund të gjenden në një situatë të ngjashme me timen: besimi te njerëzit, sidomos te bashkëpunëtorët, është normal, por kontrolli është i domosdoshëm.