Vetura bie në humnerë në Kaçanik, një person dërgohet në Emergjencë
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në Kaçanik në drejtim të Hani i Elezit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, rruga është e mbyllur në të dy korsitë.
“Një person i lënduar është dërguar në Ferizaj në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha Veseli për rtv21.tv/21Media