“Në pritje të ëmbël”, Engjëllusha i dedikon këngë fëmijës që po sjell në jetë

Një postim i hershëm gjatë ditës mjaftoi për të ngritur dyshime dhe për të mbajtur ndjekësit në ankth. Por pritjes i erdhi fundi pasdite, kur Engjëllusha Salihu vendosi të ndajë lajmin që shumëkush e kishte vetëm si aludim deri tani.

Artistja ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke hyrë kështu në një kapitull të ri në jetën personale.

Ajo nuk zgjodhi një njoftim të zakonshëm. Përkundrazi, lajmin e bukur e ndërthurri me muzikën, duke publikuar projektin e saj më të ri me titull “Pritje e ëmbël”, një këngë që bart një mesazh shumë më personal se sa duket në pamje të parë.

Videoklipi, i realizuar me një estetikë të pastër dhe plot ngjyra natyrale, e shfaq këngëtaren në një atmosferë të qetë e të ndjerë, ndërsa paraqitja e saj reflekton këtë periudhë të veçantë që po kalon.

Megjithatë, nuk ka kaluar pa u vënë re një element interesant: përmes disa detajeve simbolike në klip, fansat kanë nisur të besojnë se është zbuluar edhe gjinia e bebit. Ngjyrat dhe objektet e përdorura sugjerojnë se ajo dhe partneri i saj, Mërgimi, mund të jenë në pritje të një djali./21Media

 

Back to top button