Muhaxhiri paralajmëron, “Vjeshta do të na gjejë edhe me një palë zgjedhje”

(Lajm i përditësuar)

Muhaxhiri paralajmëron, “Vjeshta do të na gjejë edhe me një palë zgjedhje”

Analisti politik Arton Muhaxhiri në ”click” të RTV21 ka parashikuar se Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të reja në vjeshtë, duke ngritur pikëpyetje për stabilitetin politik në vend.

“Prap zgjedhje. Ka gjasa, jam i bindur se do të kemi zgjedhje. Vjeshta do të na gjejë edhe me një palë zgjedhje.”, tha Muhaxhiri.

Ai tutje ka shtuar se vendi do të përballet me ”zgjedhje të shpeshta”.


”Janë në muaj të mjaltit deri më 7 qershor”, Muhaxheri për raportin Osmani–Abdixhiku

Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, duke u ndalur te raportet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike te Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku janë në muaj të mjaltit, bashkimi i tyre është në muaj të mjaltit deri më 7 qershor. Ajo se çfarë do të ndodhë më 7 qershor do të jetë interesante sepse Vjosa Osmani do ta shohë se nuk e ka mbështetjen e madhe, dëmi që i ka shkaktuar ajo Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të kthehet.”

Sipas Muhaxherit, raporti aktual mes Osmanit dhe Abdixhikut është më shumë një fazë e përkohshme bashkëpunimi, ndërsa zhvillimet pas 7 qershorit mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në skenën politike./RTV21/21Media

Show More
Back to top button