Prokurori Quick: Të akuzuarit kanë pasur kompetenca mbi strukturat që ekzistonin në UÇK

Prokurori Nathan Quick gjatë deklaratës përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së foli për pretendimet e Prokurorisë lidhur me UÇK-në dhe rolin e të akuzuarve.

Ai tha se UÇK-ja nuk ishte një ushtri tradicional por shtoi se ka pasur urdhra dhe rregullore që kanë qenë të avancuara.

“UÇK-ja ishte një grup i armatosur i organizuar që është zhvilluar në përgjigje të rrethanave dhe ndryshimeve ushtarake dhe politike. Nuk ishte një ushtri tradicionale. Opinione të dëshmitarëve të caktuar sa i takon organizimit, strukturës dhe kompetencave të saj janë mbështetur në krahasim me instancat ushtarake të ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe atyre të vendeve të NATO-s”, tha Quick.

Ai ha se disa rregullore dhe urdhra kanë qenë pjesërisht të avancuara për kohën kur UÇK-ja synonte që të kontrollonte një Kosovë të pavarur.

“Një planifikim i tillë i avancuar në fakt demonstron organizimin UÇK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm”, tha ai.

Ai shtoi se të akuzuarit kanë pasur kompetenca mbi strukturën që ekzistonte duke i përdorur ato për të ekzekutuar planin e tyre të përbashkët kriminal.

“Me kalimin e kohës dhe përgjatë ndryshimeve të shumta organizative, të akuzuarit kanë pasur kompetenca mbi strukturat që ekzistonin dhe i kanë përdorur ato për të ekzekutuar planin e tyre të përbashkët kriminal”, tha Quick./betimipërdrejtësi

Back to top button