Prokurori Quick: Demaçi ishte vartës i Thaçit

Prokurori Nathan Quick gjatë deklaratës përfundimtare të Prokurorisë ka deklaruar se Adem Demaçi kishte rol të kufizuar në krijimin e institucionet por ai ishte vartës i Hashim Thaçit.
Quick tha se mbrojtja e Thaçit përpiqet në mënyrë të vazhdueshme që të thotë se ishte Demaçi ai që kishte autoritet dhe pozicion. Megjithatë, Quick thotë se kjo ishte e pabazuar.
“Demaçi kishte një rol të kufizuar në krijimin e institucioneve të Kosovës por ai nuk ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Edhe ai ishte në vartësi të Thaçit”.
Quick tha se krahas rolit politik, Veseli gjithashtu ka qenë shef i shërbimit informativ i njohur ndryshe si G2. /betimipërdrejtësi