Kaloni te përmbajtja kryesore

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës. Spitali njofton se operacioni është kryer tek një pacient nga qyteti i Mitrovicës, i cili vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme.

Ndërhyrja u realizua nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

“Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë).Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior)”. njofton spitali.

Ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj. Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja”, thonë nga spitali.

Gjithashtu në njoftim theksohet se tumoret e këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare (enët e gjakut).

“Pas përfundimit me sukses të procedurës, monitorimit dhe kujdesit për disa ditë, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button