Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës Guxo, Jeta Statovci, i është bashkuar Vjosa Osmanit për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Osmani pritet të jetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Vetë ajo ka njoftuar se me Statovcin do ta vazhdojnë rrugëtimin drejt Kuvendit.
“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se me Statovcin i ka bashkuar virtyti, vizionin dhe e vërteta.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?